Përshkrimi i Projektit Shqip

Rruga e djathit si një forcë nxitëse inovative e trashëgimisë kulturore për zhvillimin e turizmit rural në zonën ndërkufitare

CheeseCulT: Nxitja e ekonomisë vendase

CheeseCult synon ndërthurjen e sektorit agro-ushqimor dhe turizmit, duke përdorur djathin vendas dhe traditën e kuzhinës për nxitjen e ekonomisë vendase përmes rritjes së turistëve në zonën ndërkufitare.

Projekti zbatohet në kuadër të Programit Interreg IPA II CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020  dhe është bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.

Përfituesi kryesor i projektit është Universiteti i Janinës – Llogari e posaçme për Fondet Kërkimore/ Departamenti i Bujqësisë. CheeseCulT gjithashtu përfshin dy partnerë shqiptarë, Shoqatën Argjiro dhe Universitetin “EQREM ÇABEJ” në Gjirokastër dhe një partner nga Greqia, Organizatën Greke Bujqësore – Demeter.

Potenciali gastronomik, një forcë nxitëse për zhvillimin e turizmit rural

Në një rajon të pasur me burime natyrore me shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe me folklor  të pasur , industria e turizmit nuk ka arritur ende të jetë një shtytës kryesor i zhvillimit.

CheeseCulT mund të jetë një mundësi unike për një turizëm të qëndrueshëm dhe modele të reja zhvillimi për kullotjen e bagëtive dhe prodhimin e produkteve të qumështit të rajoneve ndërkufitare, kryesisht djathi, qumështi dhe kosi  të cilët janë një pjesë integrale e kulturës vendase dhe traditës kulinare.

Rezultatet e pritura

  • Ruajtja e traditës së kuzhinës vendase të bulmetërave/cilësia e produktit dhe nxitja e inovacionit në prodhimin e djathit
  • Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit duke krijuar një produkt të ri kulturor – turistik bazuar tek Djathi
  • Përvetësimi i tregut dhe përfshirja më e fortë e Ndërmarrjeve të vogla e të mesme (veçanërisht në bulmetra)
  • Krijimi i markës “CB Cheese Route”
  • Rrjetëzimi i prodhuesve vendas/palëve të interesuara në sektorin kulturor – turistik në zonë

Qëllimi ynë:

  • Krijimi i një rruge tradicionale të djathit në zonën kufitare për rritjen e potencialit gastronomik si një forcë nxitëse për zhvillimin e turizmit rural
  • Ndërtimi i kapaciteteve në agroturizmin e rrugës së djathit përmes aktiviteteve trajnuese të zhvilluara bashkërisht për aktorët vendas në të dyja vendet.
  • Krijimi i Qendrave të Ekspozitës së Djathit në Gjirokastrer dhe Janinë
  • Organizimi i vizitave të ekspozitës pilot për palët e interesuara përmes Rrugës së Djathit në zonën kufitare
  • Botimi i një libri elektronik të përbashkët të djathit

Zhvillimi i rrjetit Agro – turistik të djathit