NJOFTIM PËR SHTYP

Organizimi i takimit të dytë online për projektin CheeseCulT, i bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020

Takimi i 2-të i projektit “CheeseCulT – Rruga e djathit si një forcë inovatore e trashëgimisë kulturore për zhvillimin e turizmit rural në zonën ndërkufitare“, i cili është bashkë-financuar nga Programi Interreg IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020, përmes Bashkimit Europian dhe Fondeve Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë, u zbatua me sukses më datë 25 Shkurt 2021.

Takimi u ndoq nga të gjithë partnerët dhe, ndër të tjerët, Profesori Ioannis Skoufos, Profesori i Asociuar Z. Eleftherios Bonos dhe Znj. Evangelia Gouva nga Departamenti i Bujqësisë – Universiteti i Janinës që është gjithashtu Lead Partner i projektit, Dr. Alexandra Mega nga Organizata Bujqësore Greke – Demeter: Drejtoresha e Shkollës së produkteve të Qumështit në Janinë, znj. Aurora Lazaj që përfaqësoi Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Znj. Ilda Mara nga organizata ARGJIRO. Takimi u përqëndrua në rezultatet e lidhura me diagnostikimin e nevojave të zinxhirëve të vlerave të produkteve të qumështit në zonën ndërkufitare dhe potencialit të turizmit, i cili do të çojë në skicimin / hartëzimin e një Rruge të Përbashkët të Djathit.

Konkretisht në lidhje me djathrat e prodhuar, u prezantuan analizat përkatëse të specializuara të bëra nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit të Janinës në bashkëpunim me Shkollën e Qumështit të Janinës. Analizat tregojnë cilësi të lartë dhe kategori të dallueshme të produkteve të qumështit dhe djathit të Epirit (kefalograviera dhe feta) nga rajone të veçanta dhe racave të deleve dhe dhive, të cilat kontribuojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut, kanë karakteristika të veçanta të cilësisë dhe në të njëjtën kohë, kanë një nivel të ulët të gjurmave mjedisore, duke ndjekur tendencat aktuale të konsumatorit në nivelin europian. Studimi përkatës do të thellohet edhe më shumë mbi produktet lokale të deleve dhe dhive që prodhohen në zonën ndërkufitare, në mënyrë që ato të formojnë shtyllën kurrizore të Rrugës së re të Djathit, i cili është rezultati i dëshiruar i projektit për promovimin e zonave ndërkufitare.

Për zhvillimin e mëtejshëm të Rrugës së Djathit, një mjet i dobishëm është hartëzimi përmes GIS bazuar në aktivitete të tilla si procedura e kritereve të përzgjedhjes dhe zhvillimi i një baze të dhënash përkatëse, duke përdorur të dhëna rajonale për prodhimin e rrugëve të ndryshme tematike,  i cili është aktualisht në vazhdim.

Për më tepër, partnerët diskutuan zhvillimin e projekteve të tjera të ofruara (seminare trajnimi, Qendra të Ekspozitave të Djathit, një version elektronik të një Libri të Përbashkët të gatimit të Djathit, një rrjeti Agroturizmi të Djathit për të përfshirë të gjitha ndërmarrjet e interesuara turistike të zonës ndërkufitare dhe për t’i lidhur me iniciativën e Rrugës së Djathit), si dhe nevojat e shkaktuara nga kriza globale shëndetësore, e cila rezultoi në shtyrjen e aktiviteteve të caktuara për një fazë të mëvonshme të zbatimit të Projektit, krahasuar me periudhën fillestare.

Vihet re se CheeseCulT është krijuar për të kapitalizuar përqendrimin agro-ushqimor të zonës ndërkufitare në prodhimin e produkteve të qumështit dhe për ta përfshirë atë në turizmin lokal të qëndrueshëm në një plan zhvillimi të vlefshëm për rajonet e përfshira.

Për më shumë informacion mbi takimin, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të projektit (Https://cheesecult.eu/)

Për më shumë informacion mbi takimin, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të projektit (https://cheesecult.eu/)

(Mund ta shkarkoni me poshte dokumentin e njoftimit per shyp)

Njoftim per shtyp (.docx)