Organizimi i nismave pilote dhe seminareve trajnuese të projektit CheeseCulT në Gjirokastër – Shqipëri, bashkëfinancuar nga Interreg IPA II Programi Greqi – Shqipëri 2014-2020.

Prej datës 28 deri më 30 tetor 2021, Argjiro ka organizuar në qytetin e Gjirokastrës,

disa seminare për projektin “CheeseCulT – Rruga e Djathit  si një Forcë Nxitëse Inovative e Trashëgimisë Kulturore për Zhvillimin e Turizmit Rural në Zonën Ndërkufitare ”,  i cili bashkëfinancohet nga Programi Interreg IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020 dhe më konkretisht nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.

Qëllimi i seminareve trajnuese ishte trajnimi i palëve të interesuara të përfshira në projekt ( prodhuesit e djathit, blegtorët, aktorët vendas të turizmit, etj.) mbi agroturizmin, prodhimin e djathit, cilësinë e djathit, marketingun dhe inovacionin e gatimit, për të marrë njohuritë e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre aktive në “Rrugën e Djathit”, i cili është aktualisht duke u zhvilluar.

Në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Gjirokastrës dhe stafin e tij teknik të Laboratorit të Universitetit si dhe palët e interesuara nga qarku i Gjirokastrës në kontekstin e seminareve, u bënë prezantime nga përfaqësues të dy partnerëve shqiptarë të projektit dhe në veçanti nga Znj.Ilda Mara, drejtoreshe ekzekutive e shoqates Argjiro dhe znj. Irma Gjolleshi nga Universiteti i Gjirokastrës, koordinatore e projektit, Prof. Brunilda Stamo, trajnere në agroturizëm, Znj. Elefteri Liti, eksperte e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Znj. Irina Canco, trajnere në agroturizëm dhe Znj. Klodjana Cabiri përfaqësuese nga Grupi per Integrim dhe demokraci.

Në sesionin “Prodhimi i Djathit” iu bë një referencë e veçantë prodhimi të djathrave tradicionalë të Shqipërisë së Jugut por edhe rëndësisë së djathrave bruto.

Në sesionin  “Cilësia e djathit”, shumë rëndësi u kushtua faktit se sa i rëndësishëm është lokaliteti i djathit, gjurmueshmëria dhe zbatimi i standardeve të sigurisë dhe parimeve të shëndetit dhe sigurisë në prodhimin e djathit tradicional.

Në seancen “Inovacioni Kulinar” u prezantuan receta tradicionale dhe novatore, ndërsa rubrika “Marketing” analizoi parimet e përgjithshme dhe tendencat aktuale në tregun e qumështit.

Ndêrsa ne prezantimet lidhur me  “Agroturizmin” u hodh drite se si Agroturizmi mund të jetë një mjet në qasjen e zhvillimit të qarkut të Gjirokastrës, si dhe sfidat institucionale për zhvillimin e tij.