Joint Cheese Cookbook
RECETA GATIMI GREKE DHE SHQIPTARE ME DJATHË
Kultura e djathit është një histori magjepsëse! Tradita kulinare është shtrati i këtij libri të përbashkët gatimi me bazë djathin që paraqet shijet e pasura gastronomike të zonës ndërkufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ky libër i përbashkët gatimi është realizuar nga projekti CheeseCulT në kuadër të Programit Interreg IPA II CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020 dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.
Ky libër i përbashkët gatimi është në thelb një nismë ndërkufitare dhe ndërkulturore midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke krijuar një rrugë virtuale djathi. Libri përfshin 58 receta nga të dy vendet. Çdo recetë është origjinale dhe pasqyron historinë dhe kulturën e zonës së Artës, Janinës, Prevezës dhe Thesprotisë në Greqi, dhe atë të Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës në Shqipëri.
Ushqimet tradicionale po konsiderohen gjithnjë e më tepër si identitet kulturor. Shijimi i kuzhinës kombëtare dhe specialiteteve ushqimore janë një nga mënyrat më të këndshme për të zbuluar kultura të ndryshme. Koncepti i këtij libri të përbashkët gatimi ishte eksplorimi dhe prezantimi i recetave unike bazuar në djathërat vendas nga të dy anët e kufirit. Jemi munduar të mbledhim dhe të ruajmë shijet dhe traditat që janë përcjellë nga një brez në tjetrin në Rrugën tonë të Djathit.
Ky botim ka për qëllim që të jetë një mjet për të promovuar potencialin gastronomik dhe t’i japë një shtytje zhvillimit të turizmit rural të zonës së projektit dhe për ta bërë atë të njohur për publikun e gjerë. Libri i Përbashkët i Djathit është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë të Argjiros me Departamentin e Bujqësisë në Universitetin e Janinës, Universiteti “EQREM ÇABEJ” Gjirokastër dhe Organizata Helenike Bujqësore – Demeter, Shkolla e Bulmetit në Janinë.